Drejtësia

U dënua me 1 vit shërbim prove, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese

Gazeta Si – Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin për ish kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Dedja është dënuar me 1 vit shërbim prove, pasi akuzave për fshehje të pasurisë.

Ish-gjyqtari akuzohet për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ai u dënua me 6 muaj burg, por iu konvertua me 1 vit shërbim prove nga Gjykata e Posaçme. Bashkim Dedja ankimoi vendimin, por Apeli e la në fuqi duke e “rrëzuar” ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Ish gjyqtari Dedja nuk ka bërë deklarimin e saktë për një apartament në Golem. Gjithashtu, ai ka bërë deklarim të rremë për burimin e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.

Bashkim Dedja ishte shkarkuar nga detyra nga shkalla e dytë e vetingut, sepse nuk ka justifikuar si burime të ligjshme dy apartamente dhe një garazh.

SPAK hetoi vitin e kaluar 10 ish-anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të shkarkuar nga vetingu dhe dyshohet se kanë pasuri të pajustifikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë