Gazeta Si – Kampionët e Europës kanë mundur 2-0 Evertonin, falë dopietës së sulmuesit norvegjez. Skuadra e Guardiolës është momentalisht në krye të Premier Ligës.
Siti ka arritur fitoren e 6-të radhazi në javën e 24-t të kampionatit. Ndaj Evertonit vendosën dy golat Erling Haland, i cili ka prishur ‘agjerimin’, që zgjaste prej 25 nëntorit.

Ndeshja pati pak emocione në gjysmëorëshin e parë. Pas përplasjes së fortë mes Godfrei dhe Ederson në minutën e 10-të, djemtë e Guardiolës vuajtën për të gjetur hapësira, pasi kundërshtari ishte i organizuar mjaft mirë në mbrojtje.
Me kalimin e kohës Siti nisi të shtonte ritmin dhe sulmet. Nga stoli u fut edhe De Bryjne për të gjetur zgjidhje, ndërsa në minutën e 71-të Haland realizoi golin vendimtar me një të djathtë potente. Norvegjezi nuk shënonte prej dy muajsh e gjysmë. Më pas ai shënoi edhe golin e dytë, duke mposhtur Pikford me të majtën.
Mançester Siti ngjitet kështu në kuotën e 52 pikëve, kurse Evertoni mbetet në vend të parafundit, me 19 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




