Gazeta Si - Policia e Dubait ka ndaluar Julian Meçajn, një të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare, i cili kërkohet nga SPAK, si i përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj, në rrethrrotullimin e Shkozetit më 1 nëntor 2019.
Në njoftimin e saj për mediat, Interpol Tirana thotë se është duke kryer të gjitha procedurat në bashkëpunim me nterpol Abu Dhabi/Emiratet e Bashkuara Arabe me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Julian Meçaj njihet si numri 2 i bandës së Durrësit, roli dhe ndikimi i të cilit u zbulua edhe më në detaje pas arrestimit të Adriatik Colit, një nga anëtarët e bandës, më pas bashkëpunëtor i drejtësisë.
Më 20 qershor 2019, Julian Meçajt dhe Plarent Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy. Plarent Dervishaj është kunati i Lul Berishës, ndërsa Meçaj pas kësaj ngjarjeje shkoi në Dubai.
Si pasojë e të shtënave, u plagosën Arian Ndoj dhe Aleksander Laho, ndërsa Andi Maloku, shoferi i ish-prokurorit, gjeti vdekjen.
Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt. Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Dervishaj mori një plumb në këmbë, por pa rrezik për jetën.
Brenda makinës tip "Range Rover" ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje, pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.
Për atantatin ndaj ish-prokurorit Ndoj, më herët janë arrestuar Genti Ndërjaku alias Akil Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri, Bashkim Haxhija dhe Amar Dritan Shkëmbit, ndërsa në kërkim vijon të Plaurent Dervishaj.
Për këtë ngjarje, me burg përjetë u dënua Redjan Rraja, ndërsa me 35 vjet burg u dënua bashkëpunëtori i tij, Ario Halilaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.