Futboll

Martinez kërkon 10 mln euro për rinovimin, Interi gati të sakrifikojë për kapitenin

Gazeta Si – Optimizmi nga të dyja palët për rinovimin nuk mungon, vullneti po ashtu. Por duhet ende kohë, kur në lojë janë shifra shumë të rëndësishme. Si ato mbi të cilat po arsyetojnë Interi dhe Lautaro Martinez, kapiteni dhe lojtari flamur i zikaltërve.

Marota, për të blinduar ‘Toron’ dhe për të evituar shakatë, ka lëvizur me kohë. Zhang i ka lënë dorë të lirë për ta mbajtur argjentinasin. E tregojnë lëvizjet e administratorit, që ofron 8 milionë euro, plus bonuset, për vazhdimin e bashkëpunimit. Një shifër ‘rekord’, që do ta bënte 26-vjeçarin më të paguarin në skuadër.

Por nuk mjafton, sepse Lautaro kërkon 2 milionë euro më shumë, 10 milionë euro. Distanca nuk është e madhe dhe Interi duket se ka në plan të bëjë një sakrificë për të mos e lëshuar kapitenin.

Zyrtarizimi i rinovimit para verës është një hap i detyruar, me valsin e sulmuesve që pritet të ndodhë. Sidomos pas kalimit të Mbape te Real Madrid, gjithçka mund të ndodhë. Lautaro Martinez, shënuesi më i mirë i Serisë A deri tani, pritet të rinovojë deri në 2028-ën.

Nuk ka dyshim që argjentinasi do të jetë lojtari më i paguar i Interit. Tani fiton 6 milionë euro në sezon, kështu që e kalon Çalhanoglu, që përfiton 6.5. Lautaro është kapitan dhe lider i skuadrës, kështu që duhet patjetër një rinovim si big absolut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë