Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK dhe ka konfiskuar 9 pasuri në emër të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, të cilat tashmë do të kalojnë në favor të shtetit.
SPAK kishte kërkuar në dhjetor të vitit të lamë pas sekuestrimin e këtyre pasurive me dyshimin se ato kishin krijuar me burime të paligjshme.
Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin e ndodhur në 1 nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.
Në atë ngjarje mbetën të plagosur ish-prokurori Arjan Ndoja e Aleksandër Laho dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit Andi Maloku.
Redjan Rraja, u arrestua pak kohë pas ngjarjes në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi gjurmët e gishtërinjve të tij dhe ADN u gjetën në mjetin e përdorur gjatë atentatit, i cili u gjet i padjegur në Shkafajn të Ishmit.
Ndërkohë Arjol Halilaj, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Rrajës në atentat, është dënuar me 35 vite burg.
Në dosjen e SPAK, akuzohen Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj për vrasje e funksionarëve publik e mbetur në tentativë, vrasje në rrethana cilësuese me pasojë vdekjen, vrasje e mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Por Redjan Rraja i ka mohuar akuzat për përfshirje në atentatin ndaj prokurorit Ndoja, duke thënë se nuk ka lidhje me këtë ngjarje.
Redjan Rraja u arrestua në Shkodër në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.
Por sipas SPAK, atentati ndaj Aleksandër Lahos dhe Arjan Ndojt, dyshohet se është organizuar nga grupi i Plarent Dervishajt.
Anëtari i "Bandës së Durrësit", sipas SPAK, ka dashur të hakmerret për atentatin e kryer ndaj tij në qershor 2019.
Zbardhja e zinxhirit të ngjarjeve tri vite më vonë është bërë falë dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë,
Policia e Shtetit zbardhi të gjithë operacionin e koduar “Komploti” në 20 janar 2023, ku pesë persona janë të arrestuar dhe katër të tjerë të shpallur në kërkim.
Përplasja mes grupeve kriminale, ka pasur si shkak konkurrencën në aktivitetin e paligjshëm dhe aferat e pronave në bregdet.
Konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:
1-Pasuria me nr. 6/121-N9, zk 8160, vol.22, fq.25, me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 11.12.2014 në emër të shtetasit Redjan Asllan Rraja.
2-Pasuria me nr.6/121-N8, zk 8160, vol.22, fq.24, sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi”, regjistruar më datë 23.12.2014, në emër të shtetasit Redjan Rraja.
3-Pasuria me nr.107/49+1-N2, zk 3292, vol.60, fq.140, me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases Marsela Çiça.
4-Pasuria me nr.107/49-G103, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
5-Pasuria me nr.107/49-G104, zk 3292, me sipërfaqe 18.09 m2, regjistrua në emër të shtetases Marsela Çiça.
6-Automjeti me targë AA005XY, Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi Tafil Sina sipas kontratës me nr.5267 rep, nr.2989 kol, datë 24.10.2019, kundrejt vlerës prej 20 000 Euro.
7-Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane FW262TW, me numër shasie WAUZZZ4G5GN160958, sekuestruar shtetases Kejvina Kthella sipas procesverbalit të datës 05 Nëntor 2019.
8-Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).
9-Shuma prej 2750 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.