Futboll

Superliga kërcënon UEFA-n me gjyq, kërkon një dëmshpërblim prej 3.6 miliardë eurosh

Gazeta Si – Pas fitores të dhënë nga Trupa e Drejtësisë dhjetorin e kaluar, Superliga ka nisur punën për krijimin e një turneu të ri (pjesërisht ndryshe nga ai i prillit 2021),. Por jo vetëm.

A22, kompania që synon të sfidojë UEFA-n, i shkon më tej çështjes dhe po vlerëson situatën për hapjen e një procesi gjyqësor ndaj organizmit që drejton futbollin europian, ku do të kërkojë një dëmshpërblim prej 3.6 miliardë eurosh. Një shifër shumë e lartë.

Arsyeja? Vonesa që ka sjellë në zbatimin e asaj që u prezantua gati 3 vjet më parë, sipas ‘Calcio e Finanza’. Vonesë që erdhi për shkak të pozicionit që mbajti UEFA, që kishte monopolin në fushën organizative të kompeticioneve futbollistike në Europë.

Huaja që ishte rënë dakord me ‘JP Morgan’, arkëtimet e munguara që vijnë nga e drejta televizive, të ardhurat kommerciale dhe nga stadiumet: gjithçka shkoi dëm dhe sipas Superligës, UEFA është përgjegjëse kryesore për këtë situatë. Nga këtu lind e drejta për të kërkuar mbi 3 miliardë euro dëmshpërblim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë