Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ne faqen e tij në Facebook se Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e taksave për të ardhurat personale.
“Sipas Institutit Ndërkombëtar të Taksave, niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ndërsa Kosova e ka 10%, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje Hercegovina 10%, Rumania 10% dhe Bullgaria 10%.
Këto taksa kaq të larta nuk merren për të përmirësuar jetën dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por siç provohet me mijëra fakte e dokumente grabiten dhe vidhen nga qeveria me inceneratorët, me koncesione dhe tendera.
Për Partinë e Lirisë ulja e taksave është një prioritet absolut, shoqëruar me transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve si dhe me ndëshkimin e abuzuesëve me fondet publike”, shkruan Meta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.