Gazeta Si – Juventusi bën si… Interi. Në ç’kuptim? Në drejtim të merkatos, duke kërkuar cilësinë dhe eksperiencën, që mund të rritë vlerën kolektive, te lojtarët në fund kontrate. Lëvizje që kanë si kosto vetëm pagën e lojtarit, sepse transferimi bëhet me parametra zero.
Të rinjtë që duhet të rriten te Juventusi janë dhe jo pak. Investim mund të bëhet për ndonjë lojtar si Kopmeiners, por nga merkatoja me parametra zero, e stilit Bepe Marota, mund të përfitohet shumë. Janë mundësi që duhen shfrytëzuar dhe kështu ka bërë klubi bardhezi, që në verë pritet të marrë Felipe Anderson.

Një pistë plotësisht e arritshme, sipas shtypit sportiv italian, duke përfituar nga kontrata drejt skadencës e brazilianit dhe diferenca mes kërkesave të tij dhe Lacios në këtë moment. Një lëvizje që me shumë gjasa do të finalizohet, pavarësisht se si do të shkojnë bisedimet për rinovimin e Kiezës, kontrata e të cilit skadon në 2025-ën.
Gjatë javës është parashikuar një takim me motrën agjente të Felipe Anderson. Drejtuesit e Juventusit synojnë të hedhin së bashku me Juliana Gomes bazat e një akordi për 3.5 milionë euro në sezon për një kontratë 3-vjeçare. Për një lojtar që në prill mbush 31 vjeç, Juventusi përfaqëson një mundësi të madhe në karrierë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




