Futboll

Jordania bën historinë, eliminon Korenë e Klinsmanit dhe shkon në finalen e Kupës së Azisë

Gazeta Si – Golat e shënuar në pjesën e dytë nga Al Naimat dhe ylli Al Tamari çojnë Jordaninë në finalen e Kupës së Azisë. Të shtunën sfidon për titullin fituesin e çiftit Iran-Katar.

Me zemër dhe meritë e sakrificë Jordania ka hyrë në hisori me kalimin për herë të parë në finalen e Kupës së Azisë. Kombëtarja e vogël ka eliminuar Korenë e Jugut, të drejtuar nga Jurgen Klinsman. Paraqitje negative për këtë skuadër, që humbi 2-0, pa gjuajtur asnjëherë në portë.

Duhet theksuar se 240 minutat e luajtura në 1/8-at dhe çerekfinale u ndjenë në këmbët e Son dhe shokëve të tij. Koreja e Jugut nuk ishte e rrezikshme për ansjë moment, pavarësisht kontrollit të topit. Të shtunën luhet finalja, ku Jordania, që mban vendin e 87-të në renditjen e FIFA-s, përballet me Katarin ose Iranin.

Para syve të Devid Bekham, prezent në tribunën e ’Ahmed bin Ali Stadium’, u luajt një ndeshje me intensitet. Jordanezët u mblodhën në 20 metra dhe ia lanë kontrollin e topit Koresë. Pas gjysmë ore lojë, Koreja e Jugut fitoi një penallti, që u anulua nga VAR-i. Një minutë më pas skuadra e Klinsmanit goditi shtyllën me kokë.

Në pjesën e dytë Jordania shfrytëzoi faktorin fizik dhe zhbllokoi rezultatin. Al Tamari rikuperoi topin dhe shërbeu për Al Naimat, që mposhti portierin me një diagonale në gjysmë lartësi. Më pas Al Tamari, pasi bëri 30 metra, duke kaluar çdo kundërshtar, realizoi golin e dytë me të majtën.

Klinsman kthehet në shtëpi, Jordania, e ripeshkuar si e treta më e mirë në grup, shkon në finale. Kurrë më parë nuk kishte kaluar çerekfinalet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë