Gazeta Si – Lajmi për kancerin e diagnostikuar te Mbreti Charles III, i publikuar nga Buckingham Palace, ngre një sërë pyetjesh, duke nisur nga kushtet reale të Monarkut dhe mbi të gjitha nëse do të jetë në gjendje të vazhdojë të mbajë detyrën.
Nëse Charles do të abdikonte, do të ishte djali i tij i madh William, i cili do të ishte i pari në linjën e trashëgimisë, për t’u ngjitur në fronin britanik. Por abdikimi, edhe pse ka tashmë një precedent, nuk është i vetmi skenar i mundshëm.
Abdikimi dhe precedenti – Kjo ngjarje në historinë e monarkisë angleze është shumë e rrallë. Abdikimi i fundit ishte në vitin 1936, kur Mbreti i atëhershëm Eduard VIII hoqi dorë nga kurora për t’u martuar me Wallis Simpson, një aktore amerikane dhe, më e rëndësishmja për atë kohë, e divorcuar.
Martesa me një person të divorcuar konsiderohej tabu në monarkinë britanike për qindra vjet. Prandaj, nëse ngjarjet do të përfundonin për arsye shëndetësore, Uilliami do të zinte vendin e Mbretit – i cili ka qenë kreu i shtetit që nga 8 shtatori 2022 – dhe i pari në vazhdim në fron do të ishte djali i tij, George dhe më pas, nga Princesha Charlotte, Princi Louis, Duka i Sussex-it, Harry, Princi Archie, Princesha Lilibet dhe, së fundmi, Duka i Jorkut, Andrew.
Të dy, Harry dhe Andrew mbeten në linjën e pasardhësve të fronit, pavarësisht polemikave që i rrethojnë ata.
Skenari tjetër: “Recency Act” – Bob Morris, bashkëpunëtor nderi i kërkimit në Njësinë Kushtetuese të Kolegjit Universitar të Londrës, shpjegoi se në rast të një problemi shëndetësor rë Monarkut, mund të hynte në veprim Akti i Regjencës, i cili do të aktivizohej nëse Mbreti do të bëhej për shembull i paaftë për të folur ose për të lëvizur për shkak të sëmundjes.
Akti i Regjencës, versioni i fundit i të cilit i vitit 2022 përditësoi atë të fundit të vitit 1937, rregullon pikërisht këtë lloj emergjence dhe parashikon që “Këshilltarët e Shtetit” të zëvendësojnë Mbretin.
Në këtë rast, përveç William-it, një rol të rëndësishëm do të luante edhe Mbretëresha Camilla. Për më tepër, Harry, Andrew dhe vajza e tij e madhe, Beatrice, do të kualifikoheshin gjithashtu për të trajtuar punët e Mbretit.
Ndryshimet e kërkuara nga Mbreti Charles – Ishte vetë Mbreti Charles, pas vdekjes së Elizabeth II, ai që i kërkoi Parlamentit të ishte në gjendje të përditësonte listën e Këshilltarëve të Shtetit dhe të zgjeronte mundësinë e zëvendësimit të sovranit edhe tek motra e tij, Anna dhe vëllait më të vogël, Eduard, duke marrë parasysh faktin, se siç janë gjërat, si Princi Andreë, ashtu dhe Princi Harry, janë shkëputur efektivisht nga Pallati Buckingham.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




