Bota

Sëmundja e Charles / Princi William drejt një ‘regjence të butë’, por pa ‘valixhen e kuqe’

Gazeta Si - Pas njoftimit për sëmundjen e mbretit Charles III, i cili u diagnostikua me kancer, në “lojë” hyn trashëgimtari i fronit, Princi William, djali i tij i madh.

Në veçanti, siç raporton “Corriere della Sera”, e cila citon ekspertë kushtetues, po shkohet drejt një "regjence të butë", me të cilën anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, kryesisht Princi i Uellsit, do të merrnin disa nga funksionet e Charles III.

As hipoteza e shpalljes formale të regjencës nuk hidhet poshtë: një opsion i cili, megjithatë, ndodh vetëm kur mbreti bëhet zyrtarisht i paaftë - për shkak të dobësisë fizike ose mendore - për të kryer detyrat mbretërore.

Në këtë rast, trashëgimtari bëhet regjent, një lloj Mbreti i përkohshëm që ka të njëjtat fuqi si monarku. Megjithatë, për momentin abdikimi është plotësisht i përjashtuar.

Në një "regjencë të butë", mund të shihet "William dhe anëtarët mbretërorë të rangut më të lartë të marrin përsipër një sërë detyrash, nga audienca me ambasadorë, deri te emërimi i gjyqtarëve, ndërsa Charles do të vazhdojë të sigurojë funksionet qendrore të sovranit, si takimet javore me kryeministrin, mbledhjet mujore të Këshillit Privat dhe shpallja e ligjeve”.

Për të zbatuar këtë opsion, "nuk do të jetë as e nevojshme t'i drejtohet Aktit të Regjencës dhe të delegohen zyrtarisht Këshilltarët e Shtetit, të cilët janë anëtarët më të afërt të familjes së Charles-it”.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur në vitet e fundit të Mbretëreshës Elizabeth: Charles kishte filluar gradualisht ta zëvendësonte atë dhe madje kishte akses në “valixhen e kuqe”, e cila përmban dokumente të rezervuara për sovranin.

Valixhe, e cila, për momentin, nuk do t'i dorëzohet Princit William, siç specifikohet nga Buckingham Palace.

Pesë anëtarët më të lartë të familjes së rritur mbretërore që duhet të veprojnë si Monark, për momentin janë: Camilla, Ëilliam, Harry, Princi Andrew dhe vajza e tij, Beatrice.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë