Gazeta Si – Ashtu si në Udine, skuadra e Stefano Piolit ka përmbysur rezultatin në fundin e ndeshjes me Frozinonen me 2 gola. Joviç hyn sërish nga stoli dhe rezulton i rëndësishëm për kuqezinjtë.
Në javën e 23-të të Serisë A, Milani ka mundur 2-3 me përmbysje Frozinonen dhe ka konsoliduar vendin e 3-të në klasifikim, duke shkuar të paktën për një natë -4 nga Juventusi dhe -5 nga Interi.

Ishte një ndeshje me emocione në Stirpe, e zhbllokuar pas 17 minutash nga një gjuajtje me kokë e Zhiru, pas një asisti të Leaos. Portugezi më pas shkaktoi një penallti me një prekje të topit me dorë në zonë dhe Frozinone barazoi me Soulé.
Në minutën e 65-të vendësit kaluan në avantazh 2-1, falë edhe një momenti nënvlerësimi të Maignan. Gabia barazoi shifrat me një zhytje me kokë dhe në fund Joviç, pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë, firmosi fitoren e Milanit, që shkon në kuotën e 49 pikëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




