Gazeta Si – Janë përcaktuar sot 4 çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, pas hedhjes së shortit në ambientet e ‘Shtëpisë të Futbollit’. Nuk priteshin përballje të forta në fakt, sepse 8 skuadrat ishin ndarë në 2 vazo dhe favoritet ishin në të njëjtën vazo.

Tirana do të ndeshet me Teutën dhe Partizani me Kukësin. Dy skuadrat kryeqytetase janë favorite në letër për kalimin në gjysmëfinale, që tashmë vendoset nga dy ndeshje dhe jo një, siç kishte ndodhur deri në këtë fazë të kompeticionit.
Egnatia, fituesja e trofeut të Kupës së Shqipërisë në edicionin e fundit, do të ndeshet me Laçin, kurse Vllaznia me Erzenin.
Katër çiftet çerekfinaliste të Kupës
Erzeni-Vllaznia
Teuta-Tirana
Laçi-Egnatia
Kukësi-Partizani
Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në datat 20 dhe 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 5 dhe 6 mars.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




