Gazeta Si – Kristiano Xhuntoli e kishte në shënjestër që kur ishte te Napoli. Tani po mbyll marrëveshjen për ta trasferuar te Juventusi, për të forcuar mesfushën e Masimiliano Alegrit. Ai është argjentinasi i Southemptonit, Karlos Alkaraz.

Nuk është tenisti i njohur spanjoll (kanë të njëjtin emër dhe mbiemër), por një mesfushor i vitlindjes 2002, që këtë sezon ka luajtur 26 ndeshje mes Championship, Carabao dhe FA Cup, duke shënuar edhe 4 gola. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me lojtarin, që kaloi në Angli nga Racing di Avellaneda në janar 2023 për 13 milionë euro.
Tani duhet arritur akordi edhe me Southemptonin për një huazim me të drejtën e blerjes. Kostot e kësaj lëvizjeje për Juventusin shkojnë nga 35 deri në 40 milionë euro. Alkaraz, në pritje të ‘ok’-it përfundimtar, do të kryejë sot vizitat mjekësore në Londër. Në JMedical ai do të paraqitet më 1 shkurt, ditën e fundit të merkatos.
Për Alegrin vjen një ‘xhol’ i mesfushës. Alkaraz luan në krah, por edhe në qendër, apo si trekuartist, pas dy sulmuesve. Një vit më parë, përveç Napolit, Alkaraz kërkohej edhe nga Interi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




