Futboll

Orët e fundit të merkatos, Kumbulla mund të bashkohet me Bajramin te Sasuolo

Gazeta Si – Janë orët e fundit të merkatos së dimrit dhe klubet janë duke mbyllur goditjet finale para se të bjerë gongu. Mes emrave të lakuar për një ndërrim të mundshëm ekipi është edhe ai i Marash Kumbullës, mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Marash Kumbulla feston nje gol me fanellen e Romes. Gazeta Si, 31 janar 2024

Sipas shtypit italian, Sasuolo po kërkon një mbrojtës dhe profili i duhur duket ai i Marash Kumbullës. Futbollisti kuqezi nuk ka luajtur asnjë ndehsje me Romën këtë sezon për shkak të dëmtimit në gju. Kumbulla është drejt largimit nga skuadra kryeqytetase, ku kaloi në verën e 2020-ës.

Mbrojtësi shqiptar e ka lënë pas dëmtimin dhe tani duket gati për të laujtur, ndaj dhe Sasuolo po e sheh si një pistë për të forcuar repartin e prapavijës. Nëse arrihet akordi mes palëve, atëherë Kumbulla do të bashkohej me një tjetër kuqezi në skuadër, me Nedim Bajramin që luan te Sasuolo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë