Futboll

Dy arbitre nga Shqipëria do drejtojnë një ndeshje grupi në Championsin për femra

Gazeta Si – Për herë të parë në histori, dy arbitre nga Shqipëria do të drejtojnë një ndeshje Championsi për femra. Lajmi është konfirmuar nga UEFA dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara sa i takon arbitrimit të femrave në vendin tonë.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore në takimin mes Benfikës për femra dhe Barcelonës për femra, e vlefshme për raundin e 6-të të UEFA Women’s Champions League. Një nga ndihmëset e saj do të jetë gjithashtu shqiptare, Edjena Kapxhiu.

Ndeshja do të luhet në Seixal të Portugalisë, më 31 janar. Caktimi i këtyre vajazave arbitre në një ndeshje kaq të rëndësishme tregon vlerësimin e UEFA-s për nivelin e tyre.

Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu kanë marrë stemën e FIFA-s, ndërsa qershorin e vitit të kaluar Rusta u promovua nga komiteti i arbitrave të UEFA-s, duke u ngjitur në kategorinë e parë. Deri tani, Rusta dhe Kapxhiu kishin drejtuar vetëm në ndeshje kualifikuese. Të mërkurën në mbrëmje për herë të parë ato do gjykojnë një ndeshje grupi në Championsin e femrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë