Futboll

Lojtarët e Barcelonës kërkojnë rikthimin e Luis Enrikes pas largimit të Ksavit

Gazeta Si – Ksavi Hernandez komunikoi largimin nga Barcelona në fund të sezonit. Ai e bëri të ditur vendimin pas humbjes me Vilarrealin në kampionat. Menjëherë pas lajmit nisën të qarkullojnë emrat e parë për pasuesin e Ksavit në stolin katalanas.

Luis Enrike. Gazeta Si, 29 janar 2024

Sipas ‘Sport’, lojtarët e Barcelonës kërkojnë rikthimin e Luis Enrikes. Një pistë e vështirë në fakt, duke ditur që trajneri spanjoll aktualisht ka kontratë me PSG-në. Kuptohet që ish-lojtarët apo ish-trajnerët e Barcelonës janë pistat që shihen me përparësi nga drejtuesit e klubit.

Luis Enrike është një preferencë e futbollistëve, ndërkohë presidenti Laporta ka gjithë kohën e nevojshme për të marrë vendimin e duhur. Një emër tjetër që është lakuar këto ditë është ai i meksikanit Rafael Markez, ish-mbrojtës i Barcelonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë