Futboll

Përplasjet e fundit në UEFA, reagimi i Ceferin: Boban nuk e meriton komentin tim

Gazeta Si – “Pretendimet e Boban? Ai nuk e meriton komentin tim. Kush e njeh atë dhe mua arrin të nxjerrë konkluzionet e duhura. Kongresi dhe jo një individ i vetëm, ka autoritetin për të përcaktuar çdo ndryshim. Mbështetemi në procesin tonë vendimmarrës kolektiv dhe demokratik, që të kemi një drejtim efikas për të ardhmen”.

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 26 janar 2024

Me këto fjalë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për ‘La Repubblica’, ka reaguar për dorëheqjen e zëvendëspresidentit Zvonimir Boban. Kroati e akuzoi Ceferin se donte të garantonte juridikisht rikandidimin në 2027-ën.

“Nëse kam në plan të rikandidoj në 2027-ën, do ta them kur të vijë momenti”, – ka thënë shkurt kreu i UEFA-s në lidhje me këtë temë.

Ceferin ka komentuar edhe sentencën e Trupës së drejtësisë europiane për Superligën: “Zyra e shtypit ka shpërndarë një komunikatë për sentencën. Ishte një pako e paketuar bukur, por brenda nuk kishte asgjë. Superliga është kundër çdo logjike futbolli. Nëse askush nuk e do, askush nuk e bën” – deklaroi Ceferin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë