Gazeta si – Janë mësuar tashmë emrat e skuadrave çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Kanë kaluar gati gjithë skuadrat favorite të Superiores, me përjashtim të Dinamos, që është eliminuar nga Laçi.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Laçit u vendos nga një autogol i Jankut në fillim të pjesës së dytë. Skuadra kryeqytetase nuk pati forcë të reagonte dhe kështu i ka dhënë lamtumirën Kupës së Shqipërisë.

Partizani ka eleminuar Apoloninë pas fitores 3-1, Tirana mundi pastër Korabin 3-0 dhe Egnatia kaloi me lehtësi ndaj Lushnjës, duke e mposhtur 2-0. Më të vështirë e kishte Kukësi, që eliminoi Elbasanin me një gol në minutën e fundit.
Vllaznia fitoi 4-0 ndaj Flamurtarit në një ndeshje, ku pritej më shumë nga ana e vlonjatëve. Teuta eleminoi Skënderbeun me rezultatin 2-0.
Rezultatet e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë
PARTIZANI-Apolonia 3-1
TIRANA-Korabi 3-0
EGNATIA-Lushnja 2-0
ERZENI-Bylis 2-1
KUKËSI-Elbasani 1-0
LAÇI-Dinamo 1-0
VLLAZNIA-Flamurtari 4-0
TEUTA-Skënderbeu 2-0
(Me kapitale skuadrat e kualifikuara në çerekfinale)
Për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë do të hidhet short.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




