Ardian Ismajli ka vendosur të mbetet te Empoli, së paku deri në fund të këtij sezoni. Qendërmbrojtësi shqiptar e ka pasur një mundësi që të largohet këtë afat kalimtar të janarit nga Empoli, por ka refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme.
Ka qenë skuadra ruse Lokomotiva e Moskës që ka bërë ofertë për transferimin e Ismajlit, por ky i fundit nuk ka pranuar transferimin në Rusi.
Mediat italiane kanë raportuar se oferta e rusëve ishte shumë e mirë, por Ismajli ka vendosur të qëndrojë te Empoli dhe ta ndihmojë këtë skuadër për të mbetur pjesë e Serie A. Pavarësisht se oferta nga Lokomotiva e Moskës ka qenë shumë e mirë financiarisht për lojtarin, palët tani mund të bisedojnë përsëri vetëm në verë.

27-vjeçari është titullar i padiskutueshëm te Empoli dhe një nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë sezon në Serie A.
Megjithatë ai nuk dëshiron të largohet në janar nga kjo skuadër dhe largimi i tij do të ndodhë në verë. /Telegrafi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




