Futboll

Ramadani ndër më të mirët ndaj Juventusit, Ismajli në nivelin e përhershëm

Gazeta Si – Ylber Ramadani ishte titullar në ndeshjen ndaj Juventusit, ku Leçe humbi me rezultatin e thellë, 0-3. Mesfushori kuqezi ishte ndër më të mirët për skuadrën e tij, që në të tërësi bëri një ndeshje të dobët.

Ramadani dhe Krstoviç ishin dy titullarët e vetëm që morën një vlerësim më të lartë se të tjerët, notën 6. Leçe rezistoi gjatë pjesës së parë, ndërsa në të dytën ‘kalaja’ e saj u shemb dhe Juventusi realizoi 3 gola, që i kanë dhënë kryesimin e Serisë A.

Ardian Ismajli ishte pjesë e formacionit të Empolit në fitoren 3-0 ndaj Moncës. Një fitore e rëndësishme kjo për skuadrën e tre shqiptarëve, ku trajneri i ri duket se ka pasur impakt të menjëhershëm. Ismajli e nisi nga minuta e parë dhe ishte në nivelin e tij të zakonshëm në mbrojtje.

Stiven Shpendi u fut në fushë në pjesën e dytë dhe dha pasimin për golin e tretë të Empolit. Portieri Etrit Berisha e ndoqi këtë ndeshje nga tribuna, pasi, sipas shtypit italian, ka pasur një shqetësim fizik.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë