Gazeta Si – Zëra befasues në lidhje me të ardhmen e Milanit. E përditshmja italiane ‘La Repubblica’ shkruan për një interesim shumë serioz të arabëve për klubin kuqezi, që tani ka përfunduar në shënjestrën e fondit Pif, që administron Njukastëllin në Premier Ligë.
Ditët e fundit, sipas gazetës, përfaqësuses të fondit qeveritar saudit kanë pasur takime në Itali. Një lëvizje konkrete, që tregon qëllimin e tyre për të marrë ekipin 19 herë kampoion në Serinë A. Objektivi është për të blerë kuota në maxhorancë, që tashmë janë në pronësi të Xherri Kardinales, pronari i fondit amerikan RedBird.

Kardinale, i cili mori komandën e Milanit menjëherë pas titullit të 2022-shit, gjithmonë ka treguar dëshirën për të rritur klubin me investime të ekuilibruara në linjë me llogaritë. Ai bëri së fundi lëvizjen për të përfshirë Zllatan Ibrahimoviçin si konsulent të kuqezinjve.
Fondi Pif, njerëzit e të cilit janë parë në Milano, ka si plan të marrë rreth 50% të aksioneve të klubit, e barabartë me borxhin që RedBird ka rënë dakord me Elliott në momentin e kalimit të pronësisë një vit e gjysmë më parë. Një hap i parë drejt blerjes totale. Për momentin gjithsesi Kardinale duket sikur nuk ka në plan ta shesë Milanin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




