Gazeta Si – Pas Superiores, VAR-i, apo teknologjia që ndihmon arbitrat, do të zbresë edhe në Kategorinë e Parë, por jo në të gjitha ndeshjet e saj. FSHF bën me dije se do të nisë implementimi i sistemit VAR për disa ndeshje të Kategorisë së Parë fazën e dytë të këtij sezoni.

Sistemi VAR aplikohet në futbollin shqiptar prej sezonit 2021-2022, por deri tani vetëm në nivelin elitar të tij. Po ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë, prej fazës çerekfinale të këtij kompeticioni.
Tani FSHF duket se është gati që të bëjë të njëjtën gjë edhe në Kategorinë e Parë për pjesën e dytë të sezonit. Vetëm se kjo do të ndodhë vetëm në disa ndeshje, kuptohet në ato kryesore.
Në Kategorinë e Parë marrin pjesë klube të njohur të futbollit shqiptar, si Elbasani, Flamurtari, Bylis, Apolonia, Besa, Lushnja e me radhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




