Futboll

Hajdutët dhe rojet! Batuta e Alegrit shkakton reaksion të fortë në rrjetet sociale

Gazeta Si – Deklaratat e fundit të trajnerit të Juventusit, Masimiliano Alegri, kanë trazuar rrjetet sociale, duke e bërë më të ndjeshëm rivalitetin mes tifozëve juventinë dhe atyre të Interit. Batuta e tij në fakt konsiderohet edhe si mungesë stili dhe pa ‘kripë’, përveçse nga tifozët bardhezinj.

Alegri përmendi hajdutët dhe rojet. ‘Hajdutët vrapojnë dhe rojet i ndjekin’, – u shpreh Alegri, duke iu referuar garës së titullit në Serinë A mes Interit dhe Juventusit, me zikaltrit 2 pikë përpara aktualisht. Populli interist është ngritur menjëherë në revoltë, ndërsa ai bardhezi ka thurur lavde për trajnerin.

“Për hajdutët duam t’i kujtojmë zotit Alegri çfarë tha Osvaldo Bagnoli pas Verona-Juventus në dhomën e zhveshjes, kur foli me karabinierët që trokitën në derë: ‘Nëse kërkoni hajdutët, janë në anën tjetër të dhomës së zhveshjes'”, – shkruante një nga tifozët e Interit.

Një tjetër interist shton: “Në këtë vend ku gjithçka shkon mbrapsht, trajneri i një skuadre që është dënuar me 10 pikë minus dhe është skualifikuar nga Kupat e Europës për bilanc fals, i lejon vetes të flasë për roje dhe hajdutë”.

“Për komunikimin Alegri nuk ka rivalë. Gjithmonë arrin të marrë një buzëqeshje, duke përdorur ironinë”, – shkruan një tifoz. “Për një gjysmë battue tifozët e Interit tani bëjnë hetuesin”, – shton një tjetër.

“Fjalia e Alegrit nga disa është konsideruar si mungesë stili, të tjerëve u lë dyshime. Kushedi ku ishin këta gjatë 30 viteve të fundit, kur termi hajdut i referohej Juventusit si alibi e humbësve”, – mendon një tjetër tifoz.

Elozhe në anën tjetër për trajnerin e Juventusit nga tifozët e këtij të fundit. “Është trajneri im”. “Kur do ta kuptoni që bashkë me Bonipertin është drejtuesi më i madh bardhezi në 45 vitet e fundit”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë