Futboll

The Best Fifa 2023/ Mesi triumfon sërish, Guardiola zgjidhet trajneri më i mirë

Gazeta Si – Sulmuesi argjentinas është preferuar edhe këtë herë përpara dy të rinjve Haland dhe Mbape. PeP Guardiola ka mundur Inzagin dhe Spaletin në garën për trajnerin më të mirë të vitit 2023.

Lionel Mesi (mungonte në ceremoni) ka fituar çmimin ‘The Best Fifa Men’s Player Award 2023’, që është edhe më prestigjiozi i ‘The Best Fifa 2023’. Ashtu si për ‘Topin e Artë’, ai ka mundur dy sulmuesit e tjerë, Erling Haland dhe Kilian Mbape.

Pep Guardiola (fitues i ‘Treble’ me Mançester Sitin) ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë, duke lënë pas Simone Inzagin (finalist me Interin në Champions) dhe Luçiano Spaletin (kampion me Napolin). Aitana Bonmati e Barcelonës, fituese e ‘Topit të Artë’, është zgjedhur futbollistja më e mirë e vitit.

Formacioni më i mirë i vitit 2023 u shpall ky: Kurtua (Real Madrid); Uollker (Mançester Siti), Stons (Mançester Siti), Ruben Dias (Mançester Siti); Bernardo Silva (Mançester Siti), Belingham (Borusia Dortmund/Real Madrid), De Bryjne (Mançester Siti); Haland (Mançester Siti), Mbape (Psg), Mesi (Psg/Inter Majemi), Vinicius (Real Madrid).

Portieri më i mirë u zgjodh Ederson i Mançester Sitit. Çmimin Pushkash për golin më të bukur të vitit e fitoi Guilherme Madruga i Botafogos. Ai shënoi me një roveshiatë nga jashtë zonës kundër Novo Horizontino në Serinë B braziliane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë