Futboll

Edhe Italia zgjedh ‘shtëpinë’ e saj të Euro 2024, është afër me kuqezinjtë

Gazeta Si – Ka filluar tashmë numërimi mbrapsht drejt Euro 2024, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Italia, një nga skuadrat e grupit për kuqezinjtë, ka zbuluar së fundi ‘shtëpinë’ e saj për këtë aktivitet.

“Për Uefa Euro 2024, qendra e qëndrimit të Italisë do të jetë në Iserlohn, – shkruhet në njoftimin zyrtar të Federatës Italiane të Futbollit. – Skuadra do të sistemohet në ‘Hotel VierJahreszeiten’ dhe do të stërvitet në ‘Hemberg-Stadion’, duke pasur mundësinë për të shkuar lehtësisht në stadiumet e dy ndeshjeve të para.

Në Dortmund dhe Gelsenkirchen, ku Italia do të përballet me Shqipërinë dhe Spanjën, respektivisht më 15 qershor dhe 20 qershor”. Selia e ‘axurrëve’ është rreth 30 kilometra larg Dortmundit, pra afër kuqezinjve. Ditën e dytë të Europianit këto dy skuadra do të luajnë sfidën e parë në grup.

Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga trajneri Silvinjo, do të qëndrojë në ‘SportCentrum Kaiserau’, një nga komplekset më të mira që ndodhet afër Dortmundit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë