Gazeta Si – Është një sfidë mes sulmuesish ajo për fitimin e ‘The Best Fifa Men’s Player Award 2023’, çmimi më prestigjioz i ‘The Best Fifa 2023’, që jepet sot në mbrëmje.
Erling Haland, Lionel Mesi dhe Kilian Mbape janë zgjedhur nga një juri ekspertësh si interpretuesit më të mirë të futbollit më meshkuj për periudhën nga 19 dhjetori 2022 deri më 20 gusht 2023.

Duke pasur parasysh periudhën kohore që merret në konsideratë, favorit duket Haland, i cili udhëhoqi Mançester Sitin drejt ‘tripletës’: titullit kampion në Premier Ligë, Championsit dhe FA Cup. Norvegjezi duhet të mposhtë Mesin, që ka pushtuar Amerikën me golat e tij, por mbi të gjitha kampion bote me Argjentinën dhe fitues të ‘Topit të Artë’ për herë të 8-të.
Më prapa qëndron Kilian Mbape, që në ‘Lusail’ të Katarit u mund pikërisht nga Mesi.
Trajnerët kandidatë për këtë çmim janë Pep Guardiola i Mançester Sitit, Simone Inzagi i Interit dhe Luçiano Spaleti i Napolit. Një çmim jepet edhe për portierët dhe tre kandidatët janë Jasine Bono i Seviljes, Tibo Kurtua i Real Madrid dhe Ederson i Mançester Sitit.
Kandidatë për golin më të bukur, që fiton çmimin ‘Pushkash’ janë Julio Enciso i Brjatonit, Guilherme Madruga i Botafogos dhe Nuno Santos i Sporting Lisbonës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




