Futboll

Një fitore e gjitha franceze për Milanin. Adli, Zhiru dhe Hernandez fundosin Romën

Gazeta Si – Të tre golat ndaj Romës u shënuan nga lojtarët francezë të Milanit. Goli i parë nga mesfushori Adli, në pjesën e dytë shpërtheu sulmuesi veteran me një gol dhe asist. Roma shkurtoi me penallti.

Milani ka mundur 3-1 Romën në javën e 20-të të kampionatit. Tri pikë shumë të rëndësishme pëto për skuadrën e trajnerit Stefano Pioli, që forcon pozitat në vendin e tretë të klasifikimit.

Avantazhi erdhi në minutën e 11-të, me golin e parë me fanellën e Milanit për Adli. Goli i dytë në të njëjtën minutë të pjesës së dytë mban firmën e Oliver Zhiru, pas një asisti të Kjaer. Penalltia e kthyer në gol nga Paredes ndezi Romën, por në fund, pritjet e Maignan dhe kombinimi i bukur mes Zhiru dhe Hernandez e çuan rezultatin në 3-1. Milani goditi edhe dy herë shtyllën me Hernandez dhe Musah.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë