Gazeta Si – Nuk mund të konsiderohet më surprizë. Mario Mitaj ka bindur tashmë çdo skeptik, edhe ata në Rusi që e paragjykuan blerjen e tij nga Lokomotiva e Moskës. Statistikat e 2023-shit e rendisin futbollin e Kombëtares shqiptare të parin për saktësinë në pasime.

Me 91% saktësi në pasime, Mitaj kryeson këtë klasifikim sepcial në futbollin rus. Lokomotiva e Moskës e ka publikuar në faqen e saj këtë statistikë, duke u ‘mburrur’ me nivelin e mbrojtësit kuqezi, që në kampionatin rus ka provuar të bëjë edhe mesfushorin dhe ia ka dalë mjaft mirë.
Trajneri Silvinjo duket se e ka kuptuar që në fillim nivelin e 20-vjeçarit, ndaj dhe i ka besuar formacionin Mario Mitajt, tashmë i pazëvendësueshëm në Kombëtare. Viti 2023 ishte mjaft pozitiv për mbrojtësin e majtë, si me skuadrën e tij, ashtu edhe me Shqipërinë.
Mitaj është një nga lojtarët e Kombëtares me më shumë mundësi transferimi në merkato aktualisht, ashtu si Jasir Asani, Ernest Muçi dhe ndonjë tjetër. Dinamo Zagreb ka dalë hapur për mbrojtësin shqiptar, por duket se pretendimet janë për një kampionat më të fortë se ai kroat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




