Futboll

Talenti prej kristali, Paulo Dibala ka humbur 101 ndeshje në Itali nga dëmtimet

Gazeta Si – Një talent i pastër, por edhe shumë i brishtë. Paulo Dibala, sulmuesi argjentinas i Romës, nuk ka pasur asnjëherë vazhdimësi për shkak të dëmtimeve të shpeshta, ku ai është vërtet ‘kampion’ me 101 ndeshje të humbura deri tani në Itali.

Problemi në derbin e fundit me Lacion është i fundit i një serie të gjatë dëmtimesh për argjentinasin, që nga koha e Palermos, për të vazhduar me Juventusin dhe Romën. Kjo e fundit është ndryshe me Dibalën në fushë dhe ndryshe pa të, ndaj dhe trajneri Mourinjo e prek shpesh si argument.

Argjentinasi është dëmtuar vazhdimisht te Roma, por edhe gjatë 7 viteve me Juventusin. Muskujt e këtij sulmuesi janë vërtet delikatë, aq sa e ka të vështirë të luajë tri ndeshje radhazi. Sidomos tani, që ‘Joya’ ka kaluar moshën 30 vjeç.

Me kalimin e viteve është rritur edhe numri i dëmtimeve dhe rrjedhimisht edhe i ndeshjeve të humbura nga ky lojtar. Vërtet një mëkat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë