Gazeta Si – Valon Berisha rikthehet pas më shumë se 5 vitesh në kampionatin austriak, aty ku u bë i njohur për të gjithë. Mesfushori 30-vjeçar i Kosovës ka firmosur për dy vjet me skuadrën e LASK Linz, ku ka bërë edhe prezantimin tashmë.
Berisha spikati në Austri me Salcburgun, nga ku e bleu Igli Tare për ta bërë pjesë të Lacios, por aventura italiane nuk shkoi edhe aq mirë për këtë futbollist. Më pas ai kaloi te Reims në Francë, ndërkohë që pati edhe një eksperiencë të shkurtër në Australi me Melburn Siti.
Prej disa muajsh lojtari kosovar ishte pa skuadër, ndërsa tani ka gjetur strehë në Austri, një kampionat që e njeh shumë mirë. Nuk janë më vitet e arta, por me eksperiencën e tij Berisha mund t’i shërbejë një skuadre të dorës së dytë si LASK Linz.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.