Treg

Raporti: Që prej 2011, në fakt shqiptarët paguhen më pak

Pagat reale të Shqiptarëve, sot janë më të ulta se përpara krizës ekonomiko-financiare globale të 2008-ës.

Organizata Ndërkombëtare e Punës në raportin e saj më të fundit për trendin global të pagave për 2018-29019 tregon se Shqipëria është vendi i dytë me rënien më të madhe të pagave reale (pagat e korrigjuara sipas inflacionit), me 3.3% mesatarisht çdo vit që prej vitit 2000.

Kjo tregon që në këtë periudhë kohe, çmimet janë rritur me një hap konsiderueshëm më të shpejtë se pagat, duke vështirësuar ndjeshëm jetesën e familjeve dhe individëve, paga të cilëve nuk u mjafton për të përmbushur nevojat.



Gini vlerëson pabarazinë e pagave
*një masë statistikore e shkallës së variacionit të përfaqësuar në një sërë vlerash, të përdorura veçanërisht në analizën e pabarazisë në të ardhura.
"një rritje në koeficientin e Gini, sugjeron që të ardhurat po bëhen më të shpërndara në mënyrë të pabarabartë"

Të dhënat e raportit tregojnë se që prej vitit 2011, në Shqipëri nuk ka pasur rritje reale të pagave.

Gjithashtu, rritja e pagave në botë është më e ulta që prej 2008-ës, ndërsa gratë fitojnë ende 20 % më pak se burrat.

Sipas raportit, rritja e pagave në rang global ra në nivelin më të ulët të që prej 2008-ës, shumë më poshtë niveleve përpara se kriza financiare globale të niste.
Raporti i pagave globale 2018/19 zbulon se në terma reale (korrigjuar sipas inflacionit) rritja e pagave globale ra në 1.8 % në 2017 prej 2.4 % në 2016. Gjetjet janë bazuar në të dhënat e 136 shteteve.

Duke analizuar rritjen e pagave, raporti zbulon se në vendet e përparuara të G20 rritja reale e pagave ra nga 0.9 % në 2016 në 0.4 % në 2017. Në kontrast me këtë tablo, në ekonomitë emergjente dhe në zhvillim të G20, rritja reale e pagave është luhatur mes 4.9 % në 2016 dhe 4.3 % në 2017.    

“Është e çuditshme që në ekonomitë me të ardhura të larta, ne shohim rritje të ngadaltë të pagave së bashku me një rikthim në rritjen e PBB-së dhe rënien e papunësisë. Dhe të dhënat e hershme sugjerojnë se rritja e ulët e pagave vazhdon edhe në 2018,” tha drejtori i përgjithshëm i Organziatës Botërërore të Punës Guy Ryder. “Stanjacioni ku ndodhen pagat është një pengesë për rritjen ekonomike dhe rritjen e standarteve të jetesës. Vendet duhet të eksplorojnë, me partnerët e tyre socialë, rrugë për të arritur rritje të pagave në aspektin social dhe ekonomik të qëndrueshme.”

Raporti tregon se në 20 vitet e fundit, pagat reale mesatare janë gati tre-fishuar në ekonomitë emergjente dhe vendet në zhvillim të G20, ndërsa në vendet e zhvilluara të G20 janë rritur me 9 %. Por, në shumë prej ekonomive me të ardhura të ulta dhe të mesme, pabarazia e pagave mbetet e lartë dhe pagat janë shpesh të pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e punonjësve dhe familjeve.

Hendeku i pagave sipas gjinisë i lartë i papranueshëm
Raporti llogarit hendekun e pagave sipas gjinisë në mënyra inovative dhe më të sakta, duke përdorur të dhëna që mbulojnë 70 shtete dhe rreth 80 % të pagave të punonjësve në mbarë botën. Raporti ka zbuluar që në rang global gratë paguhen gati 20 % më pak se burrat. “Hendeku gjinor i pagave përfaqëson një nga manifestimet sociale të padrejta të ditëve të sotshme, dhe të gjitha vendet duhet të provojnë të kuptojnë më mirë se çfarë fshihet pas kësaj dhe të përpshpejtojnë progresin drejt barazisë gjinore,” tha Guy Ryder.

Rezultatet e raportit tregojnë që në vendet me të ardhura të larta në fund të shkallës së lartë të pagave, hendeku i pagave gjinore është më i gjerë, ndërsa në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme hendeku gjinor është më i gjerë midis punonjësve me paga më të ulëta.
Duke përdorur evidenca empirike, raporti tregon gjithashtu se shpjegimet tradicionale, si diferenca në nivelet e edukimit mes burrave dhe grave që punojnë, luajnë një rol të limituar për të shpjeguar hendekun gjinor në paga.

“Në shumë vende gratë janë shumë më të mirëarsimuara se sa burrat, por fitojnë më pak, edhe kur punojnë në të njëjtët sektorë dhe pozicione,” tha Rosalia Vazquez-Alvarez, ekonometriste dhe specialiste pagash tek Organizata Boëtrore e punës dhe një prej autoreve të raportit. “Pagat si të burrave dhe të grave synojnë të jenë të ulta në ndërmarrje ku mbizotëron gruaja si forcë pune . Për të ulur hendekun gjinor të pagave duhet që të adresohet nënvlerësimi i punës së gruas”.

Një faktor tjetër që që peshon në hendekun gjinor të pagave është amësia. Raporti tregon që nënat synojnë të kenë paga më të ulta krahasuar me jo-nënat. Kjo mund të lidhet me me faktorë si , duke përfshirë ndërprerjet e tregut të punës, reduktimin e kohës së punës, punësimin në punë më miqësore ndaj familjes me paga më të ulëta ose vendime stereotipike të promovimit në nivel ndërmarrjeje. Referuar raportit, sa më shumë të ndahen punët në mënyrë të barabartë në familje mes burrave dhe grave do të bënte në shumë raste që gratë të ndërmerrnin zgjedhje të ndryshme profesionale.

Çuditërisht, evidenca tregon që edhe përpara se gratë të jenë nëna, ka ende hendek gjinor në paga. Kjo sugjeron një nevojë për të luftuar steriotipet dhe diskriminim në tregun e punës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë