Futboll

Berat Gjimshiti, mes mbrojtësve më të mirë në 5 ligat më të forta në Europë

Gazeta Si – Statistikat kurorëzojnë Berat Gjimshitin, mbrojtësin e Atalantës dhe Kombëtares shqiptare. Ai po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Serinë A, ndërsa te kuqezinjtë është kthyer në një lider, duke merituar edhe shiritin e kapitenit.

Berat Gjimshiti me fanellen e Atalantes. Gazeta Si, 4 janar 2024

Një grafik me të dhënat e nxjerra nga “Wyscout” e rendit Gjimshitin mes mbrojtësve me nivelin më të lartë. Përqindja e dueleve të fituara e konfirmon këtë fakt dhe emri i kapitenit kuqezi figuron mes atyre të Tiago Silvës, Aleks Vitsel apo Virxhil Van Dijk.

Grafiku u referohet 5 kampionateve më të fortë në Europë dhe Gjimshiti është në nivelin mbi 70%, ashtu si Tiago Silva i Çelsit, ndërsa Van Dijk është më lart.

Këto shifra tregojnë se Shqipëria ka një mbrojtës kalibri, që ka njohur vetëm rritje në lojë dhe për më tepër duke përballuar një numër të lartë ndeshjesh. Jo më kot trajneri Silvinjo pa tek ai njeriun që duhet të mbajë shiritin në krah dhe të udhëheqë skuadrën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë