Gazeta Si – “Nuk kam marrë ende një vendim”. E ardhmja e Kilian Mbape mbetet ende një rebus dhe çdo fjalë e sulmuesit të PSG-së bën zhurmë në media dhe mes tifozëve.
Mbape shënoi në Superkupën e Francës, ku skuadra e tij fitoi ndaj Tuluzës. Kapiteni i Francës, pas ndeshjes u shpreh se nuk e di se çfarë do të ndodhë verën e ardhshme, ndërkohë Real Madrid vëzhgon me kujdes gjithçka.

“Nuk kam vendosur, – theksoi Mbape, – por kemi një akord me presidentin Al Khelaifi, që mbron të gjitha palët. E ardhmja ime nuk është një çështje e brendshme e klubit”.
Në pritje për të mësuar të ardhmen, sulmuesi vendosi një tjetër rekord ndaj Tuluzës. Ai është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e PSG-së. Me fanellën e kësaj skuadre Mbape shënoi golin numër 111. Po ashtu është bomberi më i mirë i klubit në ndeshjet në shtëpi, duke kaluar Kavanin.
“Jam shumë i motivuar këtë vit, kemi objektiva madhorë për të arritur”, – theksoi sulmuesi francez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




