Futboll

Tajon Buchanan do të jetë transferimi i parë i Interit për vitin 2024

Tajon Buchanan është afër bashkimit me Interin nga Club Brugge dhe sipas La Gazzetta dello Sport, kanadezi mund të jetë gati në ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Hellas Verona. Buchanan është mbrojtës i krahut të djathtë, 24 vjeç.

Marrëveshja mes dy klubeve është ‘e afërt’ dhe Interi do të paguajë 7-8 milionë euro për të nënshkruar me mbrojtësin kanadez.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi ka marrëveshje të plotë me Club Brugge.

Buchanan do t’u nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Serisë A javën e ardhshme dhe mund të jetë i gati në ndeshjen e parë të Serie A të vitit kundër Hellas Verona më 6 janar 2024.

Buchanan ka tre gola dhe katër asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë