Futboll

Kakà dhe Terri sponsorizojnë Botërorin në Arabi: Struktura më të mira edhe se në Premier Ligë

Gazeta Si – Duhen edhe më shumë se 10 vjet deri në Botërorin e futbollit 2034, por Arabia Saudite po punon që tani shumë fort. Pas Botërorit të klubeve të fituar nga Mançester Siti, dy yje të së kaluarës, Rokardo Kakà dhe Xhon Terri, kanë vizituar strukturat në Geda dhe në stadiumin ‘King Abdullah Sports City’.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ me Milanin në vitin 2007, si dhe ish-kapiteni i Çelsit kanë kaluar disa orë me futbollistët profesionistë dhe me ata më të rinjtë që stërviten në akademitë e klubeve. Që të dy kanë vlerësuar maksimalisht infrastrukturën që kanë gjetur aty.

“Është shumë e rëndësishme të ndjekësh ëndrrat, siç kam bërë edhe unë që fëmijë, kur isha te të rinjtë e San Paolos, para se të shkoja në Europë”, – tha ish-lojtari i Brazilit. – Futbolli në Arabi është në rritje të vazhdueshme dhe po mbush plot pasion gjeneratat e ardhshme. Kjo është vërtet fantastike”.

Terri nga ana e tij u shpreh: “Jam shumë i kënaqur që jam këtu, në shërbim të FIFA-s. Botërori i klubeve u konfirmua si një turne i rëndësishëm. Këtu kam gjetur infrastrukturë dhe fusha fantastike, në disa aspekte më të mira edhe se ato të Premier Ligës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë