Gazeta Si – Me dy ndeshjet e sotme Superiorja mbyll sot 2023-shin ndhe njëkohësisht gjysmën e parë të kampionatit. Egnatia e vendit të parë (37 pikë) pret Tiranën, kurse Partizani ndjekës (32 pikë) luan ndaj Erzenit.
Tirana vjen mes problemesh në ndeshjen e sotme, me mungesa të rëndësishme, por edhe te rrogozhinasit situata nuk ka qenë ajo më e mira, pas Superkupës së Shqipërisë së humbur pak ditë më parë. Megjithatë, Egnatia konsiderohet favorite për fitoren në sfidën e sotme.

Partizani sor do të kërkojë më çdo kusht të ‘çlirohet’ nga barazimet radhazi dhe ta mbyllë vitin me një trepikësh, minimialisht për të ruajtur distancën prej 5 pikësh me Egnatian. Nëse kjo e fundit ndalet nga Tirana, do të ishte edhe më mirë për të kuqtë, gjithmonë nëse ata fitojnë ndaj shijakasve.
Trajneri Arbër Abilaliaj në konferencën e djeshme për shtyp thuajse e ka zyrtarizuar Orges Shehin në vend të tij. Pasi ish-trajneri i Tiranës të marrë drejtimin e të kuqve, Abilaliaj do të mbajë vetëm detyrën e drejtorit sportiv.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




