Futboll

Luis Suarez ribashkohet me Mesin tek Inter Majemi, firmos deri në 2024-ën

Gazeta Si – Pas aventurës braziliane me Gremion, ku zuri vendin e dytë, Luis Suarez ka zbarkuar në Majemi, duke u bërë zyrtarisht lojtari më i ri i Interit. Në SHBA ai ribashkohet me Mesin dhe disa ish-lojtarë të tjerë të Barcelonës.

Pritej në fakt një ‘reunion’ mes Suarez dhe Mesit. Sulmuesi uruguaian ka firmosur për Inter Majemin deri në vitin 2024. Suarez dhe Mesi kanë luajtur së bashku 6 sezone te Barcelona, duke fituar 4 tituj kampion dhe 9 trofe të tjerë, duke përfshirë edhe një Champions.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidë të re me Inter Majemin, – ka thënë Suarez. – Mezi pres të filloj dhe jam gati të ndihmoj për realizimin e ëndrrës të fitimit të titujve me këtë skuadër. Jam shumë optimist për atë që mund të arrijmë së bashku”.

Prej muajsh flitej se Suarez do të shkonte tek Inter Majemi, duke ditur raportin shumë të mirë që ai ka me Mesin. Majemi ka fituar trofeun e tij të parë, Leagues Cip, sezonin e fundit, pak pas mbërritjes së argjentinasit.

Firma e Mesit me Inter Majemin ishte një pikë kthese, duke bërë që në skuadër të afrohen edhe yje të tjerë, si Serxho Buskets apo Zhordi Alba, dy ish-lojtarë të tjerë të Barcelonës. Trajner i Inter Majemit është Gerardo “Tata” Martino, që gjithashtu ka drejtuar edhe Barcelonën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë