Futboll

Mançester Siti fiton edhe Botërorin e klubeve, 4 gola Fluminenses në finale

Gazeta Si – Skuadra e Pep Guardiolës ka triumfuar në finalen e Botërorit të klubeve, ku ka mundur 4-0 Fluminensen. Dy gola dhe një asist për Julian Alvarez.

Mançester Siti është kampion bote. Anglezët kanë treguar vlerat e tyre në finalen Botërorit të klubeve ndaj brazilianëve të Fluminenses, duke i mposhtur ata 4-0. Goleadën e hapi Julian Alvarez pas 40 sekondash, me një ‘tap in’ me gjoks, pas shtyllës së goditur nga Aké.

Më pas erdhi autogoli i Nino, pas një krosi të Foden, i cili mbylli llogaritë në minutën e 72-të, pas një asisti të Alvarez. Argjentinasi ‘vulosi’ rezultatin në 4-0 2 minuta para fundit.

Brazilianët u munduan të reagonin në disa momente të ndeshjes, por vuajtën presingun e skuadrës së Guardiolës. Fitorja e parë për Mançester Sitin në finalen e parë të luajtur në këtë kompeticion. Për kampionët e Europës është trofeu i katërt sezonal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë