Gazeta Si – Dëmtimi i Militaos në fillim të sezonit dhe së fundi edhe ai David Alabës e ka vënë Realin në emergjencë në mbrojtje. Skuadra e Ançelotit, që sapo ka marrë kryesimin e La Ligës, po kërkon një lojtar për të forcuar prapavijën dhe nga shtypi spanjoll vjen një lajm i befasishëm.

Real Madrid po vlerëson një rikthim të mundshëm të Rafael Varane, aktualisht te Mançester Junajtid. Bëhet fjalë për një mbrojtës ekspert dhe fakti që ai e njeh mirë ambientin e bën edhe më të mundshëm rikthimin e francezit.
Mbrojtësi ka kërkuar të largohet nga ‘Djajtë e kuq’, ku aventura nuk shkoi ashtu siç ai e kishte menduar. Në janar Varane do të ndryshojë skuadër dhe për të ka edhe një interesim të Bajern Mynih. Megjithatë, Reali, ku lojtari ka fituar gjithçka para se të laregohej, mund të jetë një destinacion i mundshëm në këtë moment.
Madrilenët ndërkohë janë duke parë edhe disa profile të tjera lojtarësh për mbrojtjen, mes të cilëve Skalvini i Atalantës, që preferohet nga trajneri Karlo Ançeloti dhe që nuk ka kosto të lartë financiare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




