Futboll

Drejtësia Europiane i jep të drejtë Superligës, ka abuzim nga FIFA dhe UEFA

Gazeta Si – Trupa e Drejtësisë Europiane i ka dhënë të drejtë Superigës: ka monopol të UEFA-s dhe FIFA-s në futboll. Futbolli botëror mund të ndryshojë shumë në të ardhmen. Tronditje e madhe për dy qeveritë e futbollit në planet.

Sipas gjykimit të Trupës së Drejtësisë Europiane, dy organizmat më të lartë që drejtojnë futbollin botëror dhe europian, kanë abuzuar me pozicionin e tyre dominant.

Dita e gjykimit erdhi dhe shkaktoi një tërmet. Sepse Trupa e Drejtësisë e Bashkimit Europian i ka dhënë të drejtë Superligës, që është kundër monopolit në futboll nga ana e UEFA-s dhe FIFA-s. Sipas CGUE, ka një abuzim me fuqinë dominante nga dy organizmat që drejtojnë futbollin kontinental dhe botëror, që ushtrojnë një monopol.

Optimizmi nga A22, kompania që synon të zhvillojë projektin e turneut të ri, është justifikuar tashmë nga sentenca.

“Normat e FIFA-s dhe UEFA-s mbi autorizimin preventiv të kompeticioneve futbollistike për klube, si Superliga, shkelin të drejtat e Bashkimit Europian”, – thuhet në komunikatën e Trupës së Drejtësisë.

Sentenca shton gjithashtu se kompeticionet futbollistike dhe shfrytëzimni mediatik janë “qartësisht aktivitete ekonomike dhe duhet të respektojnë rregullat e konkurrencës dhe lirinë e lëvizjes. Edhe pse aktiviteti ekonomik i sportit ka karakteristika specifike, si egzistenca e shoqatave që kanë fuqi të caktuara për rregulloret dhe kontrollin e fuqisë ndëshkuese”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë