Gazeta Si – Partizani është fitues i Superkupës së Shqipërisë, për herë të 3-të në historinë e tij. Finalja e luajtur në stadiumin ‘Air Albania’ u fitua 1-0 nga skuadra e kuqe, që shfrytëzoi në mënyrën më të mirë gabimet e Egnatias.
Fillimisht rrogozhinasit i dhuruan një gol Partizanit, me anë të portierit Alen Sherri, i cili ia dorëzoi topin Arinaldo Rrapajt dhe vlonjati e çoi menjëherë në rrjetë.

Në pjesën e dytë Egnatia fitoi një penallti mes shumë polemikash dhe me ndihmën e VAR-it. Braziliani Fernando tentoi të shënonte me ‘Panenka’, por portieri Pano Qirko kuptoi gjithçka dhe kontrolloi topin.
Partizani e mbrojti me forcë rezultatin deri në fund dhe më pas iu gëzua trofeut të parë sezonal.
Kryeqytetasit janë kampionët në fuqi, por në kampionat kanë mbetur 5 pikë pas Egnatias, kur ka mbetur për t’u lujtur edhe ndeshja e fundit e fazës së dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




