Futboll

Laveci përfundon në spital me disa plagë, dyshohet për një sherr në familje

Gazeta Si – Ezekuiel Laveci është shtruar në spital në Argjentinë “me një të çarë në bark dhe një frakturë në klavikul”. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja argjentinase ‘Clarin’, sipas së cilës nuk janë ende të qarta arsyet që e kanë çuar ish-lojtarin e Argjentinës, Napolit dhe PSG-së në spital.

Versionet e shtypit lokal flasin për një incident që mund të ketë ndodhur pas një diskutimi, apo sherri në familje të 38-vjeçarit. Njerëzit pranë ish-lojtarit ndërkohë e kanë mohuar.

Laveci ka shkuar në spital në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që ishte në shtëpi me të fejuarën dhe një pjesë të familjes së tij. Ky është versioni i parë që ka dhënë policia, në pritje të deklaratave si të argjentinasit, ashtu edhe të dëshmitarëve.

Ndryshe është versioni i një komshiu të Lavecit, i cili për një radio lokale ka thënë se ish-lojtari ka marrë plagë, pasi ra nga një shkallë, teksa ishte duke ndërruar llampën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë