Futboll

Superliga kundër monopolit UEFA-FIFA, Drejtësia Europiane mund të shkruajë të ardhmen e futbollit

Gazeta Si – Më 21 dhjetor do të bëhet i ditur vendimi. UEFA dhe FIFA mund të tronditen, në rast se rekursi do të pranohet.

Data 21 dhjetor 2023 mund të jetë një datë thelbësore për të ardhmen e futbollit. Sepse do të komunikohet sentenca e Trupës së Drejtësisë Europiane në lidhje me rekursin e bërë nga ‘European Superleague Company’ kundër monopolit të UEFA-s dhe FIFA-s në botën e topit.

Presidenti Koen Lenaerts dhe 15 gjykatësit, në rast pranimi të rekursit, mund të tronditin botën e futbollit dhe të shkruajnë një faqe të re në historinë e këtij sporti.

Bëhen 976 ditë nga 19 prilli 2021, kur futbolli botëror u befasua nga njoftimi për krijimin e Superligës, një format që më pas u ‘mbyt’. Ideja e një sfide të re ndaj kolosëve të futbollit mund të rihapet në mënyrë të bujshme, por gjithçka varet nga vendimi i Trupës, që mund të hapë spirale të reja për një Superligë në një formë krejt tjetër.

Për momentin situata është pezull. Nga njëra anë qëndron fakti se Superliga, sipas të drejtave të Bashkimit Europian ka të gjitha mundësitë për të krijuar një kompeticion të pavarur, në anë tjetër njëkohësisht nuk mund të marrë pjesë me të njëjtat klube në turnetë që organizon FIFA dhe UEFA, pa autorizimin e këtyre të fundit. Çështja është analizuar nga Trupa e Drejtësisë Europiane në mënyrë autonome dhe nesër, më 21 dhjetor, jep vendimin.

Ka mundësi që sentenca të mos i ndryshojë pozicionet aktuale. Në këtë rast gjithçka mbetet siç është dhe shanset për kompeticione të reja jashtë UEFA-s dhe FIFA-s do të bien.

Pranimi i rekursit është një mundësi, edhe pse e vogël. Nëse ndodh, do të jetë një tronditje e madhe për futbollin, sepse ndryshon shumë gjëra. Do të thotë heqje e administrimit të biznesit të federatave ndërkombëtare. Në këtë rast, UEFA dhe FIFA e humbasin plotësisht rolin e tyre në botën e futbollit, pasi konsiderimi monopol është kundër ligjeve europiane.

Ka edhe një mundësi që UEFA-s t’i lihet çdo titull i saj, por duke i hequr fuqinë e ndëshkimit për klubet që dëshirojnë të organizojnë ose të marrin pjesë në turne alternativë, siç ndodhi me Superligën dhe kërcënimet për përjashtim të mundshëm nga kompeticionet e UEFA-s në 2019-ën.

‘A22 Sports Management’ prej muajsh po punon për një projekt të ri të Superligës, me takime në gjithë Europën me klubet. Synohet krijimi i një projekti më të gjerë dhe më të pranueshëm.

“Nëse sentenca njeh monopolin e UEFA-s, – ka thënë Ceo i ‘A22 Sports Management’, Bernd Reichart, – do të publikojmë të dhënat e më shumë se një viti konsultimesh për një formati europian të hapur më shumë se 60 klube”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë