Gazeta Si – Futbollistët janë kundër formulës së Botërorit të ri të klubeve me 32 skuadra, që nis nga 2025-a. FIFPRO, Shoqata Botërorre e Futbollistëve, ka shpërndarë një komunikatë të ashpër kundër FIFA-s pas njoftimit të saj për turneun e ri.
“Mungesë e theksuar e marrjes në konsideratë për shëndetin mental dhe fizik të futbollistëve pjesëmarrës. Një përçmim për jetën e tyre personale dhe familjare”, – shkruhet në këtë komunikatë.

Në mënyrë të veçantë FIFPRO vë në dukej faktin se nuk janë implementuar “masat të reja në lidhje me ngarkesën e punës së lojtarëve” dhe se Botërori i ri për klubet “do të reduktojë kohën e pushimit dhe të rikuperimit të këtyre lojtarëve në fund të sezonit 2024/25. Po ashtu, do të prishë ekuilibrat mes kompeticioneve kombëtare dhe ndërkombëtare”.
Në kushtet reja, lojtarët do të gjenden me 11 muaj punë të lodhshme dhe pak mundësi pushimi përpara nisjes së sezonit të ardhshëm. “Presioni ekstrem mental dhe fizik është shqetësimi kryesor i futbollistëve që marrin pjesë në kompeticionet e shumta për klube dhe kombëtare. Ngarkesa sjell lodhje dhe probleme shëndeti, paarqitje me nivel më të ulët dhe rrezik për karrierën”, – shkruhet po ashtu në komunikatë.
FIFPRO kërkon nga FIFA që të diskutohet me të gjitha palët e interesuara të futbollit për futjen e disa normave bazë për sigurinë e futbollistëve profesionistë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




