Gazeta Si – Stoli i Kosovës vazhdon të bëjë zhurmë, pas largimit të trajneri Gliha. Ka shumë kandidatë, pista të sfumuara dhe emra të rinj që qarkullojnë në lidhje me njeriun që do të udhëheqë ‘Dardanët’ në vazhdim. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pohuar se trajneri do të zyrtarizohet në fundin e janarit.

Emri i fundit që ka dalë në skenë, madje flitet edhe për një akord paraprak mes tij dhe FFK-së, është gjermani Andre Breitenreiter. Mes tyre ka pasur takime ditët e fundit dhe bisedimet duket se kanë shkuar në rrugën e duhur të një bashkëpunimi të mundshëm.
Breitenreiter, 50 vjeç, e ka karrirën të lidhur me Gjermaninë, ku ka drejtuar disa skuadra, si Paderborn, Shalke 04, Hanover dhe Hofenheim. Me këtë të fundit ka pasur edhe eksperiencën e fundit.
Trajneri gjerman po ashtu ka pasur një aventurë edhe në Zvicër, ku ka drejtuar ekipin e Zyrihut. Për momentin ai shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës, që synon të hapë një kapitull të ri në eliminatoret e ardhdhme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




