Futboll

UEFA zbardh kalendarin e Championsit, Hysaj pret Bajernin ditën e Shën Valentinit

Gazeta Si – UEFA ka publikuar kalendarin e ndeshjeve vajtje-ardhje të turit të parë me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Tri skuadrat italiane e luajnë në fushën e tyre ndeshjen e parë.

Pas shortit janë qartësuar edhe datat e ndeshjeve të Championsit. Lacio e Elseid Hysajt zbret në fushë më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, kur pret në ‘Olimpico’ Bajernin e Mynihut.

Një javë më pas i takon Interit të Kristjan Asllanit të ndeshet në ‘San Siro’ me Atletikon e Madridit, kurse Napoli do të presë më 21 shkurt në ‘Maradona’ ekipin tjetër spanjoll, Barcelonën. Ndeshjen e kthimit Lacio e luan më 5 mars, Napoli më 12 mars dhe Interi më 13 mars.

Datat e ndeshjeve në Champions
13 shkurt
Kopenaghen-Mançester Siti
Lajpcig-Real Madrid
14 shkurt
PSG-Real Sociedad
Lacio-Bajern Mynih
20 shkurt
Inter-Atletiko Madrid
PSV-Borusia Dortmund
21 shkurt
Porto-Arsenal
Napoli-Barcelona

5 mars
Real Sociedad-PSG
Bajern Mynih-Lacio
6 mars
Mançester Siti-Kopenaghen
Real Madrid-Lajpcig
12 mars
Arsenal-Porto
Barcelona-Napoli
13 mars
Atletiko Madrid-Inter
Borusia Dortmund-PSV


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë