Futboll

Play-off-i i Ligës së Europës/ Milani ‘peshkon’ francezët e Renes

Gazeta Si – Milan-Renes dhe Fejnord-Roma. Këto janë çiftet për dy skuadrat italiane në play-off-in e Ligës së Europës, pas shortit të hedhur sot në Nion. Një short me fat për Milanin, që përballet me një kundërshtar të Ligës 1, aktualisht në vend të 13-të në kampionatin francez.

Mund të shkonte më mirë për Romën e Mourinjos dhe Kumbullës, që rigjen Fejnordin e eliminuar nga Championsi. Përsëritet kështu finalja e Tiranës në Ligën e Konferencës, ku Roma fitoi përballë ekipit holandez.

Play-off-i i Ligës së Europës
Fejnord-Roma
Milan-Renes
Lens-Frajburg
Joung Bojs- Sporting Lisbonë
Benfika- Tuluzë
Braga-Karabag
Gallatasaraj-Sparta Pragë
Shakhtar Donjetsk-O.Marsejë

Pas ndeshjeve të play-off-it, 8 fituesit do të bashkohen me 8 fituesit e grupeve të Ligës së Europës për një short të ri, që hidhet më 23 shkurt. Skuadrat e para në grupet e Ligës së Europës janë: Atalanta, Uest Hem, Brajton, Rejnxhërs, Liverpul, Vilarreal, Sllavia Pragë, Bajer Leverkusen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë