Gazeta Si – Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve pranë FSHF-së i ka dhënë të drejtë Orges Shehit. Ai nuk ka më asnjë detyrim kontraktual me Tiranën, çka do të thotë se tashmë është një trajner i lirë.
Pjesërisht janë pranuar edhe pretendimet financiare të Shehit, me ish-klubin e tij tashmë që duhet t’i shlyejë rreth 30 milionë lekë për pagën. Nga ky moment Shehi mund të firmosë me çdo klub tjetër, sepse me Tiranën gjithçka ka përfunduar.

Partizani është ekipi që e pret Orges Shehin prej kohësh, madje mes palëve ka pasur edhe një akord verbal, por tani ka hyrë në lojë edhe Shkëndija e Tetovës, që sapo ka larguar trajnerin.
Shehi fitoi titullin kampion me Tiranën dhe është një nga trajnerët më jetëgjatë te kjo skuadër. Megjithatë, ndarja mes palëve ishte ajo më e keqja e mundshme, me gjyqin që është fituar nga trajneri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




