Gazeta Si – Ndeshja ndaj Mançester Junajtid në Ligën e Kampionëve ishte e 700-a në karrierë për portierin e Bajern Mynih, Manuel Neuer. Një shifër vërtet impresionuese, që tregon rëndësinë e portierit gjerman në futbollin europian dhe botëror.

Për këtë arritje individuale, por edhe për momentin që po kalon Bajern Mynih, Nojer ka thënë: “Ishim shumë të nervozuar për paraqitjen tonë ndaj Eintraht Frankfurtit në kampionat. Dhe reaguam mirë në Champions. Trajneri është i kënaqur, na tha se është krenar për ne, sepse dhamë gjithçka dhe fituam ndaj Mançester Junajtid.
Bajerni duhet të japë maksimumin në çdo kompeticion. Kemi një skuadër që sigurisht mund të garojë për çdo trofe. 700 ndeshje? Nuk e dija për këtë shifër. Jam në formë dhe nuk e prisja që gjërat të shkonin kaq mirë pas dëmtimit të gjatë dhe që mund të mbaja ritmin pa marrë një pushim. U jam shumë mirënjohës mjekëve, sepse kanë bërë një punë shumë të mrekullueshme”.
Bajerni fitoi të martën në mbrëmje ndaj Mançester Junajtid, falë një goli të Kingsli Koman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




